Rruga drejt rinovimit të Marcelo Brozovic (1992) te Interi është malore. Dialog i vazhdueshëm mes dy palëve, por marrëveshja është shumë larg.

Arsyeja zbulohet sot nga Corriere della Sera:

Ulja e masës së pagave është prioritet. Për këtë arsye, rinovimi i Brozovic, i cili skadon në qershor, është bllokuar. Kroati kërkon 8 milionë euro në vit, ndërsa Interi nuk mund të ofrojë më shumë se 6 milionë euro.

Rrugët duket se do të ndahen pasi agjentët e lojtarit po i shtyjnë negociatat falë interesimit edhe të skuadrave të tjera”.