Sipas SkySportDE, Interi ka kërkuar informacion për Noah Okafor (2000). Ai është një qendërsulmues i lindur në Zvicër me origjinë nigeriane.

Talenti ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen e Zvicrës me të cilën ka 2 gola12 ndeshje, pavarësishte se ka edhe pasaportën e Nigerisë.

Ai luan me këmbën e djathtë, ështe 185 cm i gjatë dhe ka një teknikë të përdorimit të topit shumë të mirë.

Noah u ble nga Basel në verën e 2019 për 11 milionë euro dhe nga ajo kohë ka shënuar 34 gola108 ndeshje për RB Salzburgun.

Futbollistit i skadon kontrata me RB Salzburg30 qershor 2024 dhe ka vendosur që mos ta rinovojë. Për këtë arsye klubi austriak ka vendosur ta shesë këtë verë dhe i ka vënë një tarifë 20-25 milionë euro.

Akoma nuk dihet nëse Interi do të jetë në gjendje ta paguajë këtë shumë, por Okafor është në krye të listës të objektivave të sulmit për klubin zikaltër.