Gazeta prestigjioze franceze L’Equipe bën një analizë të detajuar të çështjes Milan Skriniar (1995). Sipas saj Interi tashmë ka refuzuar dy oferta nga PSG.

Oferta e parë ishte prej 55 milionë eurosh plus sulmuesin francez Arnaud Kalimuendo (2002). Ai vlerësohet nga tranfermarkt 18 milionë euro dhe ka një pagë bruto 1.5 milionë euro (neto 800 mijë euro) në sezon.

Ndërsa oferta e dytë ishte prej 55 milionë eurove plus anësorin gjerman Julian Draxler (1993).

Ai vlerësohet 18 milionë euro nga tranfermarkt drejtuesit e Interit donin që një pjesë e pagës së gjermanit të paguhej nga PSG pasi ai paguhet 9 milionë euro bruto (5 milionë euro neto) ne sezon.

Deri më tani, drejtuesit e Interit kanë qëndruar të vendosur, duan 70 milionë euro.

Nga ana tjeter drejtuesit e PSG nuk kanë ndërmend të paguajnë aq për një lojtar që siaps tyre ka edhe një vit kontratë dhe mund ta marrin edhe më lirë meqë ata kanë rënë dakord me të për një pagë bruto 17 milionë euro në sezon (9 milionë euro neto në sezon).

Koha kalon dhe Interi ka nevojë të shesë ndërsa PSG nuk ka nxitim. Te presim të shohim ngjarjet e reja.