Interi thuhet se po tenton të transferojë mbrojtësin qendror të SC Freiburgut, Robin Koch (1996).

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Nerazzurët e shohin mbrojtësin si përforcim në fazën mbrojtëse për edicionin e ri.

Ai do të bëhet 24-vjeçar në muajin korrik dhe do të jetë i mundshëm për një çmim të ultë shkaku që kontrata e tij skadon në vitin 2021.

Koch tashmë ka arritur të futet në kombëtaren e Gjermanisë, duke zhvilluar dy ndeshje.

Deri më tani në këtë edicion, ish-anëtari i Kaiserlaustern ka shënuar 2 gola në 26 paraqitjet të zhvilluara.

TMË raporton se Interi nuk është skuadra e vetme e interesuar, pasi në garë për të janë edhe Leicester City, Napoli e Benfica.