Klubi anglez, Chelsea ka refuzuar një ofertë joshëse të Interit për mesfushorin francez, N’Golo Kante (1991).
Ylli francez , i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë klube të mëdha evropiane pëlqehet shumë edhe nga trajneri i Interit, që e kërkon me ngulm.
Megjithatë, oferta e Nerazzurrëve nuk i ka bindur Blutë, të cilët e kanë kthyer mbrapa edhe pse pati edhe lojtar si pjesë të marrëveshjes.
Sipas medias The Sun, Chelsea ka refuzuar një ofertë nga Interi për Kanten, e cila përfshinte mesfushorët Marcelo Brozovic (1992) dhe Christian Eriksen (1992).
Klubi anglez thuhet se dëshiron 70 milionë stërlina (78 milionë euro) për ta lënë të lirë Kanten.