Opsioni numër një për sulmin zikaltër, Gianluca Scamacca, gradualisht po bëhet më i ndërlikuar. Interi nuk është i gatshëm të negociojë për shifrën me Sassuolon, 40 milionë euro janë shumë.
Kjo është arsyeja pse, në të njëjtën kohë, kompania riaktivizoi disa mendime në drejtim të Duvan Zapatës (1991), i cili ishte marrë në konisderatë në ditët pas shitjes së Lukakut verën e kaluar.
Kolumbiani ka një defekt, moshën e tij, por ka dy avantazhe. Së pari karakteristikat e tij do të ishin ideale dhe së dyti marrëdhëniet e Interit me Atalantën mbeten shumë të mira. Lajmin e bën të ditur Gazzetta dello Sport.
Objektivi tjetër I zikaltërve është mesfusori nga Elbasani që luan për Empolin, Kristjan Asllani (2002). Një profil i ri dhe i mundshëm që mund të garantojë dhjetë paraqitje fillestare për ta bërë Marcelo Brozovic të marrë frymë.
Ky është një nga prioritetet për merkaton e verës së ardhshme, me drejtuesit e Nerazzurrëve që duken gjithnjë e më shumë të orientuar drejt tij, shkruan Gazzetta dello Sport.
Mesfushori i Empolit që i plotëson të gjitha këto specifika, ka përvojë të kufizuar në Serinë A duke qenë vetëm 20 vjeç, por për cilësitë teknike i ka bindur të gjithë. Në idenë e Interit, shqiptari do të shkojë të marrë vendin vakant të Vecinos, me një rrogë më të ulët dhe me një moshë më të re.
Këtë operacion, Interi do të donte ta përsëriste edhe me Arturo Vidal, I cili rëndon më pagën e tij në bilancin e zikaltërve dhe luan rrallë.