Zbardhen detaje të tjera mbi parimin e marrëveshjes mes Interit dhe Empolit për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani (2002).

Sipas asaj që është grumbulluar nga redaksia e Tuttomercatoweb, operacioni i transferimit të futbollistit të lindur në Elbasan do të mbyllet në bazë të një huazimi njëvjeçar prej 4 milionë eurosh me detyrim blerjeje pas një viti për 10 milionë euro të tjera.

Toskanët do të marrin në huazim njëvjeçar edhe një të ri, që mund të jetë sulmuesi uruguajan Martin Satriano (2001).