Mesfushori argjentinas Rodrigo de Paul (1994) duket se do të jetë transferimi i madh i Interit për repartin e mesfushës.

Ai kërkohej edhe Milan, Juventus, Roma, Napoli e Milan, por sipas asaj që kanë raportuar së fundmi mediat italiane, Interi është shumë pranë të arrijë marrëveshje me Udinesen e cila kërkon 40 milionë euro për mesfushorin.

Neroazzurët duan huazimin e lojtarit për 18 muaj me detyrim blerje brenda kësaj periudhe kohore për 30 milionë euro.

Gjithashtu për të bërë më të lehtë këtë transferim, drejtuesit zikaltër kanë vendosur ta dërgojnë në huazim mesfushorin uruguaian Matias Vecino (1991).