Agjentët e Alex Cordaz (1983) mbërrijnë në Milano për të mbyllur marrëveshjen me Interin dhe për të paraqitur detajet e fundit para zyrtarizimit të marrëveshjes.

Italiani që ka dalë nga akademia e Interit vitin e fundit është aktivizuar me Crotonen.

Ai do të jetë portieri i dytë i ekipit zikaltër pas Samir Handanovicit (1984).