Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta dello Sport, Interi i ka sytë gjithmonë te Giacomo Raspadori (2000), një sulmues tashmë i testuar në merkaton e fundit, por që Sassuolo ende preferoi ta mbante në fushën e tij.

Marotta nuk u dorëzua dhe, sipas Gazetës, mund të nisë një ofensivë tjetër në qershor duke i propozuar mesfushorin e lindur në Kameron por që luan për Francën, Lucien Agoumé (2002) dhe sulmuesin italian Samuele Mulattieri (2000) te zijeshilet si futbollistë në shkëmbim.

Për të mposhtur konkurrencën, megjithatë, përveç du futbollistëve, zikaltërit duhet të shtojnë edhe disa milionë eudo cash pasi sulmuesi i kombëtares italiane vlerësohet nga zijeshilët rreth 30 milionë euro.