Interi ka publikuar një shënim në portalin zyrtar të klubit ku njoftohen zhvillimet në lidhje me planin për stadiumin e ri:

“FC Internazionale Milano është shumë e përkushtuar ndaj projektit të stadiumit tonë të ri i cili mund të ndërtohet në periferi të Milanos, në komunën Rozzano.

Projekti, i menaxhuar nga studio ndërkombëtare Populous, përfshin ndërtimin e një objekti modern, të qëndrueshëm, të aksesueshëm, të rrethuar me gjelbërim dhe të pajisur me zona freskuese, dyqane dhe shërbime.

Një strukturë sportive me 70,000 vende, e projektuar për të ofruar komoditetin më të mirë dhe një përvojë emocionuese dhe zhytëse për tifozët, e cila mund të kontribuojë në zhvillimin e qytetit dhe që lidhet lehtësisht me qendrën e Milanos, duke u integruar me infrastrukturën ekzistuese.

Jashtë do të krijohet një qytezë sportive dhe hapësira pritjeje për tifozët dhe të gjithë njerëzit që frekuentojnë zonën, në vazhdimësi me parkun përreth dhe të përdorshme 365 ditë në vit.

Procesi i projektimit, i nisur zyrtarisht me marrjen e të drejtës ekskluzive mbi sipërfaqen në pronësi të Infrafin, po vijon përmes punës së studios së arkitekturës Populous dhe takimeve të shpeshta të menaxhmentit të lartë të klubit me institucionet dhe palët e përfshira.

Projekti do të sillet rreth ideve dhe nevojave të tifozëve: me këtë objektiv është nisur një sondazh i cili do të përfshijë të gjithë komunitetin Nerazzurri.

Mbledhja e opinioneve, e cila fillon sot me një sondazh kushtuar çështjeve të trafikut, do të vazhdojë në muajt e ardhshëm me tema të mëtejshme në lidhje me shtëpinë e re të Interit”.

(Imazhet i referohen studimeve të para vëllimore të projektit).