Interi dëshiron të mbyllë negociatën për mbrojtësin e djathtë Raoul Bellanova dhe sot mund të jetë dita vendimtare.

Futbollisti i lindur më 17 maj 2000 ne Itali është 188 cm i gjatë dhe sezonin e fundit luajti mjaft mirë në Serinë A.

Në fakt sot është planifikuar një takim në Milano me Cagliarin, i cili e bleu 22-vjeçarin në fund të majit për 7 milionë euro nga Bordeaux.

Operacioni mund të mbyllet duke paguar rreth 8 milionë euro euro plus huazimin e një futbollisti të Primaveras, njëri midis mes mesfushorit italian Cesare Casadei (2003) ose mbrojtësit të majtë argjentinas Franco Carboni (2003).

Dy klubet, siç raportohet nga Gazzetta dello Sport,  kanë gjetur tashmë një parim mirëkuptimi javën e kaluar dhe tani janë në detaje.