Mbërritja në seli në orën 11.40, dalja në orën 16.20. Gati 5 orë takim mes Inzaghit dhe drejtuesve të Interit, në mes edhe një drekë e ngrënë së bashku, e cila filloi në orën 13:30.

Përballja ishte e sinqertë dhe për këtë arsye trajnerit të Nerazzurrëve iu desh të gëlltiste disa kafshata të hidhura. Në intervistën pas ndeshjes së fundit të sezonit, trajneri i Nerazzurrëve kishte shpalosur pritshmëritë e tij ku shpresonte të mbaj lojtarët më të mirë dhe të shtonte diçka, por kështu nuk do të shkojnë gjërat dhe Inzaghi ia bënë të qartë këtë gjë me nxitim. Arka e Interit kërkon likuiditet, familja Zhang, pavarësisht proklamimeve, nuk ka më burime për të investuar në klub dhe ka urdhëruar vetëfinancim. Për këtë arsye do të jetë e nevojshme të shitet një lojtar i madh dhe deri më tani i dyshuari kryesor në fillim duket të jetë Alessandro Bastoni (1999), i cili është shumë i kërkuar në Premier League (Manchester United dhe Tottenham).

Një lamtumirë që nuk do ta gëzonte Inzaghin, por ai mori siguri nga kompania në lidhje me nivelin e lartë të konkurrencës që ekipi i tij do të mund të ruajë. Me qendërmbrojtësin brazilian Gleison Bremer (1997) dikutimet janë shumë të avancuara. Ideja e armenit Henrikh Mkhitaryan (1989) në qëndër të mesfushës po merr formë. Të enjten do të ketë një takim të ri me sulmuesin argjentinas Paolo Dybala (1993). Objektivi I ri është mesfushori shqiptar Kristjan Asllani (2000) që luan me Empolin, por që Interi e kërkon si huazim me të drejtë blerjeje.

Gjithashtu u trajtua edhe tema e rinovimit. Kontrata e Inzaghit skadon në vitin 2023, por tashmë iu ofruar një marrëveshje me kompaninë për të rinovuar deri me 2024 dhe me një rritje page, do të fitojë 5.5 milionë euro në sezon. Një ndryshim thelbësor me Antonio Conten, i cili, për shkak të mosmarrëveshjeve me pronarët, kishte vendosur të braktiste varkën. Nga ana tjetër, Zhang ia njohu vetë Inzaghit: “Puna me ty më jep paqe mendore”. Kush e di nëse tekniku ia kthen mendimin.