Fondi i kapitalit privat BC Partners thuhet se ka bërë një analizë të situatës financiare të Interit me një takim të jashtëzakonshëm të bordit të drejtorëve që do të zhvillohet nesër.

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta ka konfirmuar se Suning Group po konsideron shitjen e një pjese të aksioneve në klub.

Burimet e Interit i kanë thënë Sky Sport Italy se mundësia e shitjes së një pjese të klubit duhet të konsiderohet si “mundësi pozitive”.

Fakti që vëmendja e tyre ka rënë në Inter, me analizat e llogarive tashmë të zhvilluara, është një arsye më shumë që u jep shpresë tifozëve Nerazzurrë, pretendon raporti.

BC Partners janë një fond me qendër në Londër por me filial edhe në New York me vlerë 23 miliardë euro që vlerëson grupet sipërmarrëse dhe i konsideron ato për investime.

Sipas Il Sole 24 Ore, në fund të vëzhgimit të duhur do të ketë një vlerësim të vlerës së klubit, i cili do të jetë më pak se 1 miliard euro.

Në anën tjetër, sipas Il Corriere dello Sport, një mbledhje e jashtëzakonshme e bordit të drejtorëve do të zhvillohet të enjten.

Kryetari Steven Zhang do të marrë pjesë në distancë nga Kina dhe do të diskutojë synimet e Suning për të ardhmen e klubit.