Interi është në punë për të mbushur postin e lënë bosh nga Lukaku (1993).  Orët e ardhshme janë vendimtare në frontin e kolumbianit Duvan Zapata (1991). Interi është gjithashtu pranë boshnjakut Edin Dzeko (1986), për të cilin Interi po i përgatit nje ofertë dyvjeçare.

115 milionë euro që Blutë do të garantojnë për blerjen e qendërsulmuesit belg do të jenë një thesar që Interi, pjesërisht (rreth 50-55 milionë euro) do të investojë në blerjen e një mbrojtësi të djathtë dhe dy sulmues.

Në pjesën e fundit emrat në krye të listës mbeten ata të Duvan Zapata i cili do të kushtojë rreth 40 milionë euro dhe Edin Dzeko që do të trasferohet për 2-3 milionë euro.