Prezantimi i iPhone 12 i Apple është afër, dhe ndërsa ne shkojmë drejt tetorit, po dëgjojmë më shumë thashetheme në lidhje me telefonin e radhës nga Apple dhe të asaj se çfarë ka për të ofruar.

Me 4 modele për të zgjedhur, një mori ngjyrash të reja dhe një procesor të ri bionic A14 të shpejtë, iPhone 12 i ardhshëm duket se di t’i ngazëllejë tifozët që janë duke e pritur, por për ata që duan pak më shumë.

Video konceptuese nga DMJ4D tregon iPhone 12 Pro me një ekran 6.1 inç të ri super retina XDR, konfigurim të kamerës së trefishtë prapa dhe katër ngjyra: e bardhë, e zezë, e kuqe dhe bluja e re e errët që është vendosur të zëvendësojë ngjyrën e gjelbër.

iPhone 12 do të fillojë me një çmim prej 699 dollarë për modelin bazë iPhone 12, 799 dollarë për iPhone 12 Max, 1,049 dollarë për iPhone 12 Pro dhe 1,149 dollarë për iPhone 12 Pro Max.

Nëse paratë nuk janë problem për ju, atëherë mund të blini edicionin iPhone 12 Pro Space Odyssey që vjen me një çmim prej më shumë se 5 mijë euro, ose edicionin Musk Be On Mars iPhone 12 Pro SpaceX.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu