Ish gjyqtari i njohur elbasanas, Sopot Resmeliu, sot mbush 65 vjeç.

Me nje karriere te gjate mbi supe, si anesor i Superliges dhe jo vetem, ne dite te veshtira te futbollit shqiptar, Resmeliu i perket asaj plejade te njohur te gjyqtareve shqiptare qe dhane nje kontribut te madh ne kete sektor.

I sakte ne vendimmarrje dhe me reputacion tek koleget dhe skuadrat, Resmeliu mori persiper te pergatise edhe brezat e rinj te gjyqtareve ne Elbasan, nje mision qe e arriti me sukses si kryetar i Kolegjiumit.

Sot, ai vijon te jape ende kontributin e tij ne sportin e futbollit, si vezhgues prane FSHF-se, me te njejtin pasion dhe integritet si diten e pare kur nisi rrugetimin ne sektorin e arbitrimit.