Drejtori i Milanit, Ivan Gazzidis pritet të ketë bisedime me Mino Raiolan për 3 klientët e tij: Gianluigi Donnarumma, Alessio Romagnoli dhe Zlatan Ibrahimovic.
Gianluigi Donnarumma thuhet se është i gatshëm që të vazhdojë kontratën me Milanin, por Ivan Gazidis duket se do ia shuajë shpresat portierit italian për një marrëveshje të re.
Drejtori gjeneral është në dijeni se Donnarumma dhe Mino Raiola mund të tentojnë kohë pas kohë që të kërcënojnë klubin me largim në rast se portier nuk merr ngritje paga.
Andaj, Gazidis është duke bërë plane që të largojë italianin në afatin kalimtar të verës, duke përfituar 50 milionë euro nga shitja e tij.
Donnarumma mund të transferohet te një skuadër që po kalon momente më të mira se Milani, siç është Chelsea ku Frank Lampard ka kërkuar nga bordi i klubit londinez që ta largojnë Kepa Arrizabalagan në këtë verë dhe ta marrin italianin.
Një problem tjetër përfaqësohet nga mbrojtësi dhe kapiteni Romagnoli, pjesërisht sepse kontrata e tij përfundon në qershor 2022, por edhe pasi ai do të shpërthejë për rritje page.
Romagnoli aktualisht fiton 3.5 milion euro në vit, ndërsa drejtuesit e Milanit synojnë të vendosin një tavan të pagave prej 2.5 milion eurosh në vit.
Përsëri, opsioni më i mundshëm këtu do të ishte shitja me një fitim, pasi e kishte nënshkruar atë nga Roma për 25 milionë euro në vitin 2015.
Gjithashtu kontrata e Ibrahimovicit do të zgjaste vetëm 6 muaj, me një mundësi për tu zgjatur.
Por me sa duket injorohet tani që Milani ka ndryshuar kaq shumë dhe suedez thuhet e nuk ka ndërmend të mbetet në klub.