Modelja kroate Ivana Knoll erdhi në Katar për të mbështetur kombëtaren e vendit të saj.

Në ndeshjen e parë, kundër Marokut në stadiumin Al Bayt, ajo kishte veshur një fustan të gjatë me ngjyrat e vendit të saj, madje kishte mbuluar edhe kokën, por kishte veshur edhe një dekolte të zhytur.

Për ndeshjen kundër Kanadasë në stadiumin Khalifa International, ajo kishte veshur një fustan të shkurtër dhe me prerje të ulët që i ekspozonte shpatullat dhe i nxirrte në pah edhe më shumë trupin e saj.

Mënyra e veshjes së Knoll ka sfiduar ligjet e Katarit, ku rregullat për femrat janë mjaft strikte, megjithatë deri më tani nuk dihet nëse modelja është tërhequr në vëmendje për mënyrën e të veshurit.

Kush është Ivana Knoll?

Ivana Knoll ka lindur në Gjermani 30 vjet më parë, por në moshë shumë të re u transferua në Kroaci, ndaj dhe mbështet kombëtaren ballkanike në vend të asaj teutonike.

Knoll ishte Miss Kroacia, është një sipërmarrëse dhe ka një biznes me rroba banje dhe bikini, të cilat i modelon vetë.