Më shumë se 12,400 persona në Izrael kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 edhe pasi u vaksinuan me vaksinën e Pfizer/BioNTech, duke përfshirë 69% që kishin marrë dozën e tyre të dytë.
Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë e Izraelit.
Rreth 189,000 njerëz u testuan për Covid-19 pasi u vaksinuan, nga ku 6.6% dolën pozitiv sipas të dhënave të ministrisë. Shumica e njerëzve u infektuan menjëherë pasi morën dozën e parë të vaksinës. Në Izrael është përhapur gjithashtu frika se një nga variantet e shumta të Covid po përhapet gjithnjë e më shumë në vend dhe se vaksina mund të ketë shkaktuar efekte anësore tek qytetarët.
Profesori dhe koordinatori i strategjisë anti-Covid, Nachman Ash tha: “Doza e parë e vaksinës së Pfizer siguron më pak mbrojtje ndaj Covid sesa tregohet fillimisht nga kompania farmaceutike dhe mund të mos mbrojë nga llojet e reja të virusit.”
Pfizer ka thënë se një rritje e imunitetit ndodh midis ditës 15 dhe ditës 21 pas dozës së parë, kur efektiviteti i vaksinës së tij rritet nga 52 në 89%.