Shitja e mundshme e Hakimit do të jetë gjithashtu në qendër të bisedimeve që drejtuesit e Nerazzurrit do të fillojnë në këto ditë me trajnerin e ri Simone Inzaghi.

Për të bindur klubin për të shitur Hakimin, i lidhur me klubin me një kontratë deri në vitin 2025, do të duhej një ofertë marramendëse.

Sidoqoftë, Interi po studion profilet e ndonjë zëvendësuesi në mënyrë që të mos kapet i papërgatitur.

Në krye të listës së preferencave është Emerson Royal, mbrojtësi i djathtë brazilian i lindur në 1999.

Kartoni i tij është në pronësi të Barcelonës por ai luajti sezonin e kaluar me fanellën e Betis Sevilla, me 2 gola dhe 4 asiste në 38 ndeshje të luajtura.

I shpejtë dhe i mirë sidomos në fazën sulmuese, Emerson Royal ka karakteristika të ngjashme me Hakimin dhe çmimi i teserës së tij do të luhatet midis 20 – 25 milion eurosh.