Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka dhënë këtë të enjte vendimet për klubet që dënohen në bazë të sjelljes të tifozëve os e zyrtarëv në fushë.

Për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga ana e tifozëve, Laçi është dënuar me 50000 lekë gjobë.

Po me të njëjtën shumë është dënuar dhe Vllaznia për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.

Gjithashtu është ndëshkuar dhe me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti, zyrtari i Turbinës, Alfred Allamani, për shkak të protestave ndaj gjyqtarëve.

Të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës janë si më poshtë:

  • KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  • KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  • Zyrtari i KF Turbina, Alfred Allamani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i Shënkolli, Kejvin Frroku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i SHS Albpetrol, Ledion Mehmeti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Sopoti, Endri Goçi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Devolli, Xhoni Ivani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  • Lojtari FK Këlcyra, Alvaro Merko, për sulm ndaj kundërshtarit dhe sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 47/1/e dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • Lojtari i KF Teuta U-19, Fabian Shano, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  • FC Besa U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15 – Grupi B, kundër FK Apolonia U-15, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  • FC Scutari U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1, dhe 65/3/h të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  • Shkëndija Dr. U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi B, kundër FC Kinostudio U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  • Shkëndija Dr. U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, kundër FK Dinamo U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  • Basania U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër FC Scutari U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  • Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Vora, Xhonosan Asimetaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
    Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Vora, Gerald Cani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  • Rrëzimin e kërkesës së FK Këlcyra, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.