Lautaro Martinez është pezulluar edhe zyrtarisht me 2 ndeshje prej kartonit të kuq në barazimin e Interit ndaj Cagliarit në fundjavën e kaluar.
Sulmuesi argjentinas fillimisht ishte ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrjen ndaj lojtarit kundërshtar, e që pak sekonda më vonë pasoi edhe i kuqi.
Martinez ishte vërsulur ndaj gjyqtarit të takimit shkaku se faulli do të duhej të ndalej për të dhe jo kundër tij dhe më pas argjentinasi e humbi kontrollin dhe goditi topin derisa po largohej nga fusha.
Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Italisë vendosi po ashtu që ta ndëshkonte edhe me një gjobë prej 20 mijë eurosh dhe pezullim për 2 ndeshje.
Në vend të gabimit arbitral tani Interi duhet të durojë edhe këtë pezullim.
Pas këtij dënimi, Interi nuk do të mund të llogarisë në lojtarin për takimin ndaj Udineses dhe në derbin lokal kundër Milanit.