John Henry e ka nxjerrë Liverpoolin në shitje dhe do të kërkojë mbi 5 miliardë euro për klubin.
Fenway Sports Group ka angazhuar kompanitë Goldman Sachs dhe Morgan Stanley për të kryer shitjen e klubit pasi e bleu atë për 400 milionë euro në vitin 2010.
Perspektiva e një fitimi masiv, kolapsi i projektit të Superligës Evropiane, në të cilin Henry ishte një shtytës kryesor, dhe ndjenja se do të bëhet gjithnjë e më e vështirë të konkurrosh financiarisht me klubet e mbështetura nga shteti, kanë bindur pronarët e Liverpoolit se është koha për të arkëtuar para nga shitja e klubit anglez.
Përfaqësuesit e Fenway Sports Group kanë refuzuar të konfirmojnë se i gjithë klubi është në shitje, por një deklaratë thotë:
“Fenway Sports Group ka marrë shpesh interesim nga palë të treta që kërkojnë të bëhen aksionarë në Liverpool. Fenway Sports Group ka thënë më parë se në kushtet e duhura ne do të konsideronim aksionarë të rinj nëse do të ishte në interesin më të mirë të Liverpoolit”.
Pavarësisht çmimit të madh të kërkuar për gjashtë herë kampionët evropianë, pritet të ketë konkurrencë të ashpër për të përfunduar një blerje.
GERRY CARDINALE
Një ofertues i hershëm mund të jetë RedBird Capital Partners, kompania e kryesuar nga Gerry Cardinale, i cili bleu 11% të aksioneve në FSG për 600 milionë euro vitin e kaluar.
Grupi ka një pasuri netto prej rreth 6 miliardë eurosh dhe ka investuar në shumë aktivitete sportive, ndër ta edhe blerja e Milanit.
SHEIKU KHALED BIN ZYAED AL NEHAYAN
Blerësi më mundshëm është sheiku Khaled Bin Zayed Al Nehayan i cili ka një pasuri prej rreth 135 miliardë eurosh.
Daily Mail raportoi se përfaqësuesit e tij, pjesë e familjes në pushtet në Abu Dabi, u takuan me FSG-në gjatë një periudhe një muajshe në fund të vitit 2017.
Thuhet se Al Nehaya propozoi një blerje të madhe prej 2.5 miliardë eurosh me një aksioner kinez që do të kishte pakicën e aksioneve.
Nga ana tjetër, Liverpool lëshoi një deklaratë duke këmbëngulur se marrëveshja ishte prishur përpara se Sheikh Khaled dhe aksionarët e shumicës Henry ose Gordon të ishin takuar me ta.
SIR JIM RATCLIFFE
Sir Jim Ratcliffe është njeriu më i pasur i Britanisë, me pasuri rreth 20 miliardë euro.
Ai tashmë zotëron skuadrën e Ligue 1, Nicen, skuadrën zvicerane FC Lausanne-Sport dhe ekipin e çiklizmit Ineos Grenadiers.
Në fillim të këtij viti, Knight of the Realm tentoi të blinte Chelsean, por nuk arriti të sigurojë një marrëveshje pasi Todd Boehly mori pronësinë nga Roman Abramovich.
Ai më pas pretendoi se kishte dashur të blinte Manchester United nga Glazers, por zbuloi se ata nuk ishin të interesuar ta shisnin.
MUHSIN BAYRAK
Muhsin Bayrak është një miliarder turk që krijoi perandorinë e tij prej 10 miliardë eurosh si kryetar i kompanisë së tij AB Group Holding – e cila ka investuar në turizëm, kriptomonedhë dhe ndërtim.
Bayrak pretendoi në fillim të këtij viti se ai ishte duke negociuar me Abramovich për blerjen e Chelsea – me rusin që thuhet se kishte fluturuar në Turqi për ta takuar atë.
Përpara se Boehly të blinte klubin, Bayrak i tha gazetës turke Yeni Safak : “Ne jemi duke negociuar kushtet e blerjes së Chelseat me avokatët e Roman Abramovich. Jemi në fazën e negociatave për nënshkrimet, së shpejti do të mbajmë flamurin turk në Londër”.
BILLY BEANE
Amerikani Billy Beane bëri emrin e tij si një lojtar bejsbolli përpara se të futej në biznes, ku ai përdori qasjen e tij të famshme “Moneyball” si menaxher i përgjithshëm i Major League Baseball’s Oakland Athletics. Thuhet se ai ka pasuri afro 6 miliardë euro.
Ai u bashkua me firmën amerikane të investimeve RedBird Capital Partners për të provuar të blejë Chelsean në fillim të këtij viti, por nuk arriti.
Megjithatë, ndoshta më e rëndësishmja kur bëhet fjalë për blerjen e tij të mundshme të Liverpoolit, Beane tashmë ka 11 për qind të aksioneve në pronarët e Liverpoolit, Fenëay Sports Group.
Kjo mund të nënkuptojë se shitja e klubit tek ai është mënyra më e thjeshtë përpara.