Aktori Julian Deda nuk kursen kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama. I ftuar në studion e Temporas, mbrëmjen e djeshme në RTV Ora, Deda bëri dhe një paralelizëm mes kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit Edi Rama.

Julian Deda: “E panjohura na tremb dhe në mes të këtij stresi kemi dhe një person që na thotë gjobë, 5 mijë euro, do të të fus në burg, do të të heq makinën. Pak kemi virusin por kemi dhe këtë personin tjetër që i vë këto masa dhe i kërkon dhe me arrogancë. Kjo më irriton. Se ka mënyra të tjera më të buta për tu sjellë me një popull I tëri nën stress jo vetëm për shkak të virusit por dhe nga vështirësia ekonomike. Një person nga Lezha tha dje unë rri dhe 120 ditë në shtëpi por më gjej bukë të ha.”

Nuk mund të rrijë pa bërë një krahasim mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës Albin Kurti.

Janë si nata ditë me ditën. Në Kosovë kemi një kryeministër I veshur me kostum që në dalje të parë dhe që nuk kërcënon. Ndërsa ne kemi një kryeministër të veshur me tuta në sallon që na thotë bëni joga se është normal situate dhe papritur më pas u kujtua se duhet të shkojë në zyrë. Kemi një kryeministrin që sillet me popullin si me popullin e tij, dhe një kryeministër që luftën nuk e ka me virusin por me popullin e tij, sikur do ta shtypë.”