Juventusi nuk po lëviz vetëm në lidhje me largimet, por po punon edhe për hyrjet. Siç u tha ditëve të fundit, Cristiano Giuntoli ndërmori një hap vendimtar për të kapuar talentin Facundo Gonzalez, qendërmbrojtësi 193cm i gjatë, i lindur në 2003 në Mondevideo, Uruguaj dhe që luan në LaLiga me Valencian.

Tani është vetëm çështje orësh për të arritur në mbylljen përfundimtare të një blerjeje të goditur që shton një pjesë në mbrojtjen e Massimiliano Allegrit, duke pritur për të kuptuar se ku do të përdoret futbollisti që ka dy pasaporta atë të Uruguajit dhe atë të Italisë.

Sa i përket shifrave, meqenëse kontrata me Valencian i skadon më 30 qershor 2024, një rregullim ekonomik prej 3-4 milionë eurosh me bonuse do t’i shkojë Valencias, së cilës i shtohet edhe një përqindje në rishitjen e ardhshme në favor të klubit spanjoll.