Ndoshta në të ardhmen talentin Erling-Braut Haaland (2000) do ta shohim te Juventusi. Sulmuesi norvegjez është joshës për të gjithë në Evropë, por marrëdhëniet e Mino Raiolas me klubin e Juventusit janë të shkëlqyera dhe gjithnjë e më të frytshme.
Megjithatë Haaland nuk ka asnjë nxitim, as të vendosë, as të arrijë menjëherë në një klub të lartë.
Propozimi i Juventusit tashmë është shumë i pasur, mbi 3 milion euro neto në sezon plus bonuse për 5 vjet.
Gjithashtu bardhezinjtë i ofrojnë Red Bull Salzburgut rreth 40 milionë euro cash për teserën e tij. Por kjo shumë është larg shifrës prej 70-80 milionë euro që kërkojnë austriakët për talentin norvegjez.