Edhe Cristiano Ronaldo nuk mund t’i rezistonte thirrjes së fushës së gjelbër. Në ditën kur Zlatan Ibrahimoviç stërvitet me Hammarby (klub ai është edhe aksionar i), lusitaniani bëri të njëjtën gjë por disa mijëra kilometra më larg, siç zbulohet nga portali portugez dnoticias. Jo vetëm ushtrime të thjeshta fizike, por një stërvitje e vërtetë me topin, në një stadium (ai i Nacional de Madeira, një ekip që luan në Serie B Portugeze), duke pasur parasysh që qeveria Portugeze nuk ka bërë veto ndaj seancave të ekipit deri në këtë moment.
Cristiano Ronaldo ka në Portugali që nga 9 marsi, fillimisht për të ndjekur nga afër rehabilitimin e nënës së tij, pastaj “i detyruar” nga dekretet e qeverisë. Megjithatë, rikthimi i tij në Itali është planifikuar për javën e ardhshme.