Juventus ka konfirmuar nënshkrimin e anësorit sulmues portugez Felix Correia (2001) ndërsa sulmuesi spanjoll Pablo Moreno (2002) bashkohet me Manchester Cityn.
Të dy palët raportohet se ishin në bisedime rreth një marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve por ajo që ngjall dyshime ështe vlerësimi mbi 10 milionë euro që duket si manovër për të nxjerrë plusvalencë për të rregulluar bilancet.
Juventus tani ka konfirmuar zyrtarisht transferimet përmes një deklarate në faqen e internetit të klubeve:
Klubi i Futbollit Juventus S.p.A njofton se ai ka arritur me Manchester City Football Club Limited këtë marrëveshje:
- Përvetësimi përfundimtar i së drejtës për shfaqje sportive të futbollistit Félix Alexandre Andrade Sanches Correia kundër një vlerësimi prej 10.5 milion € që do të paguhet gjatë vitit të ardhshëm financiar 2020/21. Juventus ka nënshkruar një kontratë pesë-vjeçare të performancës sportive me të njëjtin lojtar e vlefshme deri më 30 qershor 2025
- Transferimi përfundimtar i së drejtës për shfaqje sportive të lojtarit Pablo Moreno Taboada kundrejt një vlerësimi prej 10 milion € që do të paguhet gjatë vitit tjetër financiar 2020/21. Ky transaksion gjeneron një efekt pozitiv ekonomik prej afro 7,6 milion €, pa kontributin e solidaritetit dhe tarifave ndihmëse.