Hamed Traore (2000) është njëri nga futbollistët kryesorë të Sassuolos këtë edicion.

Sulmuesi anësor nga Bregu i Fildishtë ka pasur një sezon fantastik deri më tani, ku ka shënuar e asistuar rregullisht.

Por ai mund të largohet nga skuadra e tij aktuale në afatin kalimtar të verës, pasi interesimi nga skuadrat e mëdha nuk mungon për sulmuesin këmbëshpejtë.

Calciomercato ka raportuar se Juventus e Napoli janë duke u interesuar për lojtarin në fjalë, i cili këtë edicion ka shënuar tetë gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Interesimi për lojtarin nuk mungon as nga Anglia e Spanja me skuadrat si Arsenal e Atletico Madrid që gjithashtu kanë shprehur interesim për anësorin nga Bregu i Fildishtë.

Sassuolo është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës nëse vije një ofertë prej 35 milionë eurove.