Mesa lexojmë në faqet e Tuttosport, Juventus reflekton mbi mundësinë e nënshkrimit të talentit të ri norvegjez Erling Haaland (2000).  Klauzola prej 30 milionësh e Salzburgut tingëllon si marrëveshje epokale për një lojtar të moshës vetëm 19 vjeç, i aftë të shënojë 16 gola në 14 ndeshje të ligës austriake, 4 në 2 ndeshje të Kupës së Austrisë dhe veçanërisht 8 gola në 6 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Pengesa më e madhe, megjithatë, përfaqësohet nga paga, duke pasur parasysh që Haaland kërkoi 8 milion euro në sezon për të nënshkruar me klubin e tij të ardhshëm.  Haaland do të bashkohej me ekipin aktual si sulmuesi i katërt, pas Ronaldos, Dybala dhe Higuain, dhe një angazhim i tillë i lartë duhet të vlerësohet me vëmendje edhe më të madhe, gjithashtu në lidhje me ekuilibrin e dhomës së zhveshjeve.

Gjithashtu flitet se Mino Raiola kërkon 14 milionë euro si komision personal për kalimin e norvegjezit në Torino.