Goditet nga zjarri miqësor.  Sipas asaj që shkruan portali italian Gazzetta ishin Matthijs de Ligt dhe Mattia De Sciglio u kanë dhënë hetuesve pamjet (screenshot) e një bisede sekrete të skuadrës së parë të Juventusit, në të cilën ish-kapiteni, Giorgio Chiellini, informonte shokët e skuadrës për gjendjen e negociatave me kompania për çështjen e pagave gjatë bllokimit për shkak të pandemisë.

Juventusi në pranverën e vitit 2020 i kishte kërkuar që të sakrifikonte një pagë muaji, plus shtyrjen e tre të tjerëve për sezonin pasardhës, me garancinë e pagesës së lojtarëve që gjithsesi do të largoheshin nga Torino në të ardhmen.