Milani nuk ka arritur të mbahet deri në fund dhe ka barazuar 1-1 me Juventusin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por pa arritur të krijojnë raste të pastra për gol dhe pas 45 minutave rezultati shënonte 0-0.

Në pjesën e dytë vendasit ishin më kërkues duke rrezikuar me anë të Ante Rebic (47’) dhe Zlatan Ibrahimovic (60’), por pa pasur sukses të tundin rrjetën.

Në minutën e 61-të të ndeshjes në skenë doli përsëri kroati Rebic, i cili u gjend mirë në zonë duke shënuar për 1-0 pas asistimit të Samu Castillejos.

Pas këtij goli, Juventusi pati diçka më shumë duke tentuar barazimit, ndërsa në anën e tyre ishte edhe përparësia që Milani mbeti me një futbollistë më pak, pasi Theo Hernandez (72’) u largua nga loja pas dy të verdhve.

Zonja e Vjetër pati rast të mirë me Paolo Dybalan (84’), por goditja e tij shkoi pranë pingules, ndërsa goli i barazimit 1-1 erdhi në minutat shtesë.

Ishte Cristiano Ronaldos, i cili shënoi nga pika e bardhë dhe vulosi barazimit 1-1 në këtë ndeshje.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 4 mars në Allianz Stadium të Juventusit.