Juventus dhe Barcelona kanë lënë si afat deri në fund të qershorit për të mbyllur shkëmbimin e Arthur (1996) me Pjanic (1990) plus De Sciglio (1992).

Sipas asaj që raportohet në edicionin e sotëm të “La Repubblica”, kjo datë do të ishte vendosur për arsye që lidhen me pasqyrat financiare të 2 kompanive, të cilat nuk duan të heqin dorë nga një operacion i përgjithshëm prej 75 milion eurosh.

Për momentin, lidhja e dobët në negociata është mesfushori brazilian i lindur në 1996, i cili nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.

Sidoqoftë, katalanët janë të sigurtë se do të mund ta bindin Arturin, që, në rifillimin e La Ligës, ai nuk duhet të jetë titullar, me Setien që duhet të preferojë Vidal dhe Rakitic më me përvojë ndaj tij.

Shkurt, një mënyrë për ta bërë djalin të kuptojë që nuk do të kishte shumë hapësirë te Barça.