Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, Juventusi ka rënë dakord për qendërmbrojtësin brazilian Gleison Bremer (1997) me Torinon dhe ka rënë dakord me lojtarin edhe për kushtet personale.

Bianconerët kanë qenë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri pas shitjes prej 80 milionë eurosh të Matthijs de Ligt te Bayern Munich dhe një nga objektivat më intrigues ishte Bremer i Torinos.

Braziliani ishte një nga yjet e sezonit të kaluar dhe dukej i vendosur për një kalim te Interi, por Nerazzurrët nuk arritën ta finalizojnë transferimin.

Di Marzio shkruan sot se Juventusi ka rënë dakord t’i paguajë Torinos 40 milionë euro plus 7 milionë euro bonuse për Bremerin, duke e tejkaluar dukshëm Interin që ishte i interesuar për një kohë të gjatë dhe oferta e zikaltërve ishte 30 milionë euro plus mesfushorin e ri Cesare Casadei (2003).

Bardhezinjtë kanë gjetur një marrëveshje me 25-vjeçarin, i cili thuhet se më herët ka rënë dakord për kushtet personale me Juventusin për pagë netto 4 milionë euro në sezon plus bonuse deri në 1 milionë euro.

Ofertë më e lartë se e Interit që i garontonte 3 milionë euro plus bonuse deri në 500 mijë euro.

Qendërmbrojtësi brazilian ishte një nga mbrojtësit më të mirë në Itali sezonin e kaluar, duke bërë 33 paraqitje në kampionat. Bremer shënoi edhe 3 gola dhe dha 1 asist