Juventusi synon transferimin e Gabriel Jesusit (1997) nga Manchester City gjatë sezonit të transferimeve të verës.

Zonja e Vjetër pritet ta largojë Gonzalo Higuainin (1987) dhe e sheh brazilianin Jesus si partnerin ideal të Cristiano Ronaldos (1985) për repartin sulmues.

Manchester City është dënuar me 2 vite mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve dhe kjo ka bërë që Gabriel Jesus ta mendojë largimin.

Sipas Calciomercatos, Zonja e Vjetër është gati ta sakrifikojë Douglas Costan (1990).

Kampionët në fuqi të Italisë janë gati të ofrojnë 50 milionë euro plus Douglas Costan në ofertën për Gabriel Jesus.

Kjo ofertë duket e mirë për Cityn, pasi trajneri Pep Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë anësorin Costa.

Megjithatë pas kalimit të pandemisë Covid-19, drejtuesit e dy klubeve pritet të takohen për të arritur një marrëveshje.