Juventusi është duke bërë çmos që të rikthejë Paul Pogbanë (1993) në Torino në këtë sezon transferimesh veror.

Sipas asaj që raporton Rai Sport, Manchester United mund të përfitojë njërin nga tre lojtarët si Aaron Ramsey (1990), Adrien Rabiot (1995) apo Douglas Costa (1990).

Pas coronavirusit që kapi botën, klubet tani janë të fokusuar më shumë në shkëmbim të lojtarëve se sa në marrëveshje me të holla.

Nëse Zonja e Vjetër dëshiron të rikthejë Pogbanë në Torino, atëherë duhet paguar një shumë rreth 110 milionë euro.

Por, Juventusi është në dijeni se Manchester United është i interesuar në lojtarët e tyre si, Ramsey, Rabiot dhe Douglas Costa.

Në këto tri kërkesa, vetëm njëri mund të përfshihet dhe një shumë e parave, e që besohet se anësori brazilian mund të kalojë në Old Trafford.