Mesfushori italian Davide Frattesi (1999) është duke shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A me fanellën e Sassuolos.

Ai ka vazhduar shkëlqimin që nga edicioni i kaluar dhe përkundër se i dështoi transferimi te Roma motivi i tij nuk ra fare.

23-vjeçari ka arritur të shënoj 4 gola11 ndeshje zyrtare, teksa falë kësaj forme mund të largohet qysh në janar nga Sassuolo.

Juventus është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për transferimin e italianit, me Zonjën e Vjetër që po mendon të bëj një ofertë në drejtim të klubit zigjelbër.

Problemi qëndron tek çmimi i lartë i Frattesit, pasi Sassuolo e vlerëson mesfushorin me 35 milionë euro, shumë që konsiderohet e lartë nga Zonja e Vjetër.

Në garë për mesfushorin mbetet edhe Roma që posedon edhe 30% të kartonit të lojtarit dhe pritet të një garë e fortë e dy gjigantëve italianë për yllin e Sassuolos.