Te Bayern Munchen ka ankth për situatën e trajnerit Hansi Flick (1965). Ky i fundit në mënyrë të hapur deklaroi se dëshiron të largohet teksa është i lidhur me klubin deri në vitin 2023.
Dihet tashmë që trajneri ka përplasje me drejtuesit e në veçanti me Drejtorin Sportiv, Salihamidziç të cilin klubi gjerman e ka mbrojtur publikisht madje ka konfirmuar edhe besimin ndaj tij që do të thotë se Flick duhet të përshtatet me të ose rrugët do të ndahen.
Me shumë gjasa kështu do të ndodhë në verë, trajneri fitues i 7 trofeve pritet të largohet në fund të sezonit sërish si kampion edhe këtë vit por së fundmi ka lindur ideja për ta parë te Juventusi. Pirlo me bardhezinjtë ka bërë një sezon tepër zhgënjyes dhe Flick do të ishte një emër i rëndësishëm dhe i duhuri për të menaxhuar më mire yjet e skuadrës.
Sipas Sport Bild, Juventusi ka kontaktur me trajnerin gjerman dhe i ka ofruar nje pagë prej 8 milionë eurosh për ta sjellë në Torino. Kujtojmë që Pirlo merr 2 milionë euro në sezon nga bardhezinjte.