Takimi i djeshëm mes Tiago Pintos dhe Claudio Vigorellit nuk solli përditësime të mëdha për situatën e Nicolò Zaniolos (1999). Roma vazhdon të kërkojë të paktën 60 milionë euro, ndërkohë që rinovimi nuk konsiderohet prioritet.

Interesi i Tottenhamit është për t’u regjistruar, ndërsa Juventusi ka pregatitur një ofertë prej 25-28 milionë eurosh plus një mesfushor midis brazilianit Arthur Melo (1996) dhe amerikanit Weston McKennie (1998), por drejtori sportiv verdhekuq Pinto do të preferonte një ofertë prej vetëm parash, shkruan Gazzetta dello Sport.