Juventusi po kërkon me ngulm transferimin e sulmuesit meksikan Raul Jimenez (1991) nga Wolverhampton Wanderers.
Sipas asaj që raporton Todosfichajes, bardhezinjtë ofrojnë 30 milionë euro dhe shërbimet e Adrien Rabiot (1991) për të transferuar Raul Jimenezin.
Juventusi tashmë ka filluar bisedimet me klubin e Ligës Premier për të transferuar 29-vjeçarin që ka bërë të ditur se do të ishte i lumtur të kalonte në Serie A.
Në garë për të thuhet se janë edhe klube si, Real Madrid, Chelsea, Manchester United dhe Atletico Madridi.