Mbrojtësi i djathtë Nelson Semedo (1993) sipas Mundo Deportivo do të largohet nga Barcelona që në sezonin e transferimeve të janarit.

Sipas asaj që raporton media e afërt me skuadrën katalanase, Jorge Mendes ia ka ofruar tashmë Juventusit shërbimet e Semedos.

Por, e gjitha do të varet nga vendimi i Fabio Paraticit nëse portugezi do të kalojë në radhët e torinezëve.

Kampioni i La Liga-së e vlerëson Semedon në shumën e 50 milionë eurove, por Zonja e Vjetër është e gatshme të paguajë vetëm 35 milionë euro.