Sipas mediave spanjolle Atletico Madrid ka refuzuar një propozim prej 50 milionë eurosh nga Juventusi për sulmuesin Alvaro Morata (1992).

Është sugjeruar që oferta është bërë me kërkesë të trajnerit të ri Andrea Pirlo, i cili luajti së bashku me sulmuesin në Torino në sezonin 2014-15.

Ka pasur raportime që Morata nuk ndjehet mirë në Madrid dhe i ka kërkuar trajnerit Diego Simeone ta lejojë atë të largohet këtë verë.

Sidoqoftë, Atletico nuk dëshiron të shesë lojtarin, pasi sapo e bleu atë nga Chelsea për një total prej 63 milionë euro.

Sipas medias Marca Atletico i është përgjigjur Juventusit qe duhet të paguajë klauzolën e lirimit në kontratën e tij me vlerë 150 milionë euro nëse do ta marrë spanjollin.

Juventusi po kërkon një qendërsulmues, por gjithnjë e më shumë zgjedhja e parë Edin Dzeko do të mbetet në Romë, ndërsa Luis Suarez ka vështirësi të negociojë një largim nga Barcelona me kosto zero.

Suarez kërkon që të fitojë një pasaportë italiane, pasi Weston McKennie i Schalkes tashmë ka zënë një vend ekstra-komunitar në skuadrën e Juventusit.

Gruaja e Suarez ka paraardhës italianë, kështu që është e mundur të merren dokumentet, megjithëse koha mbetet për t’u parë.