Zonja e Vjetër ka mbetur e zhgënjyer nga disa lojtarë, sidomos nga ata që i mori me parametra zero dhe që në sezonin e transferimeve të janarit, torinezët pritet t’i largojnë disa prej tyre.

Emre Can (1994) pritet të lërë kampionin e Serisë A me drejtim Paris Saint-Germain ku mund të shkëmbehet me Leandro Paredes (1994).

Daniel Rugani (1994) , Adrien Rabiot (1995) dhe Marko Pjaca (1995) janë disa futbollistë të cilët nuk bindën dhe do të ikin nga klubi torinez.

Portieri Mattia Perin (1992) që dështoi të largohej në verën e këtij viti nga Allianz Stadium, duket se në këtë dimër do të rikthehet te skuadra edhe ku kishte shkëlqyer, Genoa.