Fanella e parë e Juventusit për edicionin 2020-2021 u prit mjaft mirë nga tifozët e Zonjës së Vjetër, por jo edhe e dyta, ndërsa e treta i ka shokuar.

Tifozët e skuadrës italiane kishin pritur që fanella e tretë do të kishte një pamje të përafërt me dy të parat, mirëpo ata kanë mbetur të zhgënjyer.

Më një ngjyrë të zezë, e dominuar prej asaj të portokalltës, dhe me atë të bardhën në pjesët e logove, kështu është dizajnuar fanella e tretë.

Por, tifozët e Juventusit kanë reaguar duke i quajtur ato: “Të tmerrshme, të shëmtuara, më të ndyrat që kemi pasur ndonjëherë”.

Në fanellat e treta kanë pozuar lojtarët si, Paulo Dybala, Matthijs de Ligt, Juan Cuadrado e Cristiano Ronaldo.