Instituti i Shëndetit Publik njoftoi për një rast të ri me koronavirus sot në Elbasan duke e çuar në 9 numrin total të të prekurve në këtë rreth. Bëhet fjalë për një burrë 57 vjeç, i cili punonte si kasap në lagjen “11 Nentori” të qytetit të Elbasanit.
Sipas gazetares së Best Channel Entela Duka, 57 vjecari prej një javë kishte shfaqur simptomat, por vetëm dje lajmëroi numrin 127. “Mendoja se isha me grip” u shpjegoi ai mjekëve. Prej disa ditësh ai kishte vijuar t’u shiste mish klientëve në Elbasan dhe ISHP po kërkon të gjitha kontaktet që ai ka patur.
Deri më tani numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 333, ndërsa 99 janë shëruar.