Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e vlefshme për javën e 19-të në Grupin A në Kategorinë e Dytë.

Valbona ka mposhtur me goleadë Shënkollin në transfertë, ndërsa Murlani nuk ka gabuar përballë Gramshit duke e mundur me 2 gola.

Edhe Veleçiku ka fituar me 5 gola, ndërsa Sopoti ka fituar në transfertë kundër Bulqizës. Vora ka mundur Naftëtarin me rezultatin 2-0.

Rezultatet:

  • SHËNKOLLI 2-5 VALBONA
  • MURLANI 2-0 GRAMSHI
  • VELEÇIKU 5-0 ILIRIA
  • VORA 2-0 NAFTËTARI
  • BULQIZA 1-3 SOPOTI

AF Elbasani është nisur tashmë drejt Kategorisë së Parë teksa me fitoren e thellë të siguruar në javën e 19 ndaj Albpetrolit, ka krijuar shkëputje ndaj ndjekësve më të afërt të tyre.

Pogradeci është ndalur në barazim 0-0 përballë Shkumbinit dhe kështu sheh Elbasanin të shkëputet me 4 pikë para tyre në renditje dhe duke e bërë të vështirë rikuperimin.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Devolli nuk ka përfituar nga hapi i gabuar i Butrintit për t’i marrë vendin në zonën e play-off për ngjitjen.

Rezultatet:

  • SHKUMBINI 0-0 POGRADECI
  • ALBPETROL 0-4 AF ELBASANI
  • MEMALIAJ 1-3 MALIQI
  • BUTRINTI 0-0 DELVINA
  • LABËRIA 3-0 AF LUFTËTARI
  • TEPELENA 1-0 DEVOLLI