U luajtën ditën e sotme katërt sfidat e vlefshme për Grupit A të Kategorisë së Dytë, ku u regjistruan në total plot 15 gola.

Spikat triumfi 5-1 i Vorës së Artan Mërgjyshit ndaj Veleçikut, me rezultatin 5-1. Vorakët konfirmohen kështu si skuadra favorite për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë, teksa do të rivalizojë fuqishëm me Sopotin dhe Valbonën.

Ndërkohë në sfidat e tjera Shënkolli surprizoi Ilirinë duke e mposhtur me rezultatin 2-4 në transfertë. Naftëtari bëri detyrën në shtëpi ndaj Murlanit me rezultatin 2-0 Fitore dramatike edhe për Gramshin që iu fal një goli në minutën e fundit të shënuar nga Topalli.

REZULTATET

KF GRAMSHI – F.C BULQIZA 1-0:   
Topalli 90′

ILIRIA – SHËNKOLLI 2-4:
Masha 60′ (p), 90′ / Përlesi 48′, Lleshi 56′, 90′, Tushaj 72′

KF NAFTËTARI – K.F MURLANI 2-0:
Saraçi 57′, Bani 90′

VORA – KSSH VELEÇIKU 5-1:   
Raboshta 20′, Stafa 35′ , Gjoni 61′, Vrapi 75′, 83’/ Hajdari 41′