Ndeshjet e djeshme në Grupin B të Kategorisë së Dytë kanë vazhduar duelin në distancë mes Elbasanit dhe Pogradecit që rivalizojnë për vendin e parë dhe ngjitjen direkte në Kategorinë e Parë.

Elbasanasit kanë fituar dje me një tjetër rezultat të thellë, duke mposhtur 5-1 Delvinën. Ndërsa Pogradeci që e ndjek me dy pikë diferencë, ka mundur 3-1 Butrintin, duke qenë përsëri në distancë të afërt me kreun.

REZULTATET:

AF ELBASANI 5-1 DELVINA:
15’, 45’ Lleshi, 50’ Koçi, 56’ Gava, 75’ Kodhelaj / 36’ Gjeci

POGRADECI 3-1 BUTRINTI
70’ Topllari, 81’ 90’ Shyti / 5’ Da Silva

AF LUFTËTARI 3-0 MEMALIAJ
59’ Batka, 81’ Tuni, 89’ Ziaj

DEVOLLI 2-3 MALIQI
74’ Gonzales, 90’ Mucollari / 58’, 80’ Zaka, 78’ Ferhati

TEPELENA 1-0 ALBPETROLI
77’ Xhafa

LABËRIA 2-0 SHKUMBINI
61’, 90’ Mucaj

RENDITJA: