Kategoria e Parë ka luajtur dje katër sfidat e saj të fundit të javës së 16-të me surprizat që nuk munguan.
Në takimin që nisi në orën 12:30, Luzi mundi me rezultatin 1-0 Korabin duke u futur dhe njëherë në garën për zonën “playoff”.
Një tjetër rezultat surprizë ishte humbja e Dinamos në transfertë ndaj Burrelit, me “Nëndetësen” duke i hapur më shumë punë vetes në garën për kreun.
Skënderbeu nuk gaboi në shtëpi përballë Orikut, duke e mundur me rezultatin 4-1 dhe duke u ngjitur në vendin e dytë.
Në takimin mes Apolonisë dhe Besës nuk pati gola, me skuadrat që ndanë pikët.
REZULTATET:
LUZI – KORABI 1-0: Treni 45+1′
BURRELI – DINAMO 1-0: Ferruku 65′
SKËNDERBEU – ORIKU 4-1″ Temitope 29′, Abubakar 41′, Pecani 79′, Vecaj 82′ / Dede 54′
APOLONIA – BESA 0-0
Renditja: